Lamborghini që vlen 2 milionë euro fshihej në një kasolle në fshat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë kishte futur në një shtëpi të vogël në fshat makinën e tij sportive, që nuk e kishte parë dritën e diellit prej shumë vitesh.

Por, nuk bëhet fjalë për një sportive të rëndomtë, por për një Lamborghini Miura me ngjyrë Bruno Metallizzato, makina e vetme me këtë ngjyrë e disponueshme për tregun evropian.

Kjo makinë kishte një motor V12 prej 3,9 litrash, me 380 kuaj fuqi që ndihmonin që të arrinte një shpejtësi maksimale prej 276 km/h. Nëse sot, shifra të tilla janë të mira, në vitet ’70 ishin të denja për një makinë garash.

Pronari italian vdiq në prill të vitit të shkuar, ndërkohë që familjarët ruanin shtëpinë ku strehohej makina, derisa të vendosnin se çfarë do të bënin me një “xhevahir” të tillë.

Ata ia shitën një miku të familjes, i cili ka vendosur jo ta restaurojë, por thjesht ta rregullojë dhe ta ruajë siç është. Edhe pse nuk janë bërë të ditura shifrat e shitjes, në gjendje të rrënuar një Lamborghini Miura vlen rreth 2 milionë euro.

Share This Article