Me prani të vogël të njerëzve dhe me një numër gjithashtu të vogël të kandidatëve për deputetë, Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën zgjedhore në Prishtinë.
Hapja e fushatës u bë në sheshin kryesor të Prishtinës.
Kandidati për deputet i kësaj partie, Arben Vitia, ka thënë se në mënyrë të njëjtë pa tubime të mëdha Vetëvendosje do ta hapë fushatën në të gjitha qytetet e Kosovës, kjo sipas tij, për t’i respektuar masat anti-COVID.
Vitia u shpreh se në këto zgjedhje Vetëvendosje shkon për fitore të sigurt.