Partia Socialiste ditën e sotme ka publikuar sloganin për zgjedhjet e 25 prillit.“S’ka kohë për pushim”, është motoja e socialistëve, të cilët kërkojnë të fitojnë mandatin e tretë.
E teksa na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, nga spoti i përgatitur duket se fushata e kryeministrit Edi Rama është e përqendruar tek pandemia dhe vaksinat kundër Covid.
Po ashtu edhe procesi i rindërtimit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit zë një vend të rëndësishëm.https://streamable.com/e/m96y4p
Edhe në këto zgjedhjet ngjyra e socialistëve mbetet e njëjtë, Rama nuk ka hequr dorë nga vjollca e Rilindjes, e prezantuar për herë të parë në vitin 2013.