ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes 7 minutes ago
Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn 8 minutes ago
Platoni: Dija si shpëtim 14 minutes ago
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg 30 minutes ago
Bashkimi familjar në Gjermani, shqiptarët në mesin e aplikantëve kryesorë 33 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Erdogani i quan terroristë studentët që po protestojnë

albnews by albnews
3 February, 2021
in Bota
0
Erdogani i quan terroristë studentët që po protestojnë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha të mërkurën se qeveria e tij nuk do të lejojë që protestat që nisën para një muaji në një universitet turk të shndërrohen në protesta anti-qeveritare, të ngjashme me ato të vitit 2013, duke i quajtur terroristë protestuesit.

Në kundërshtim me vendimin e qeverisë për t’i ndaluar demonstratat, studentët dhe profesorët në Universitetin Bogazici të Stambollit kanë protestuar kundër vendimit të Erdoganit për ta bërë rektor profesorin Melih Bulu, i cili dikur ka qenë kandidat politik.

RelatedPosts

Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

U lirua nga gjykata Presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes në Turqi, Sadettin Saran

Ata thonë se procesi ka qenë jodemokratik dhe duan që rektori të japë dorëheqje, duke shkaktuar debat të gjerë dhe protesta në qytete tjera. Mbi 250 persona u arrestuan në Stamboll këtë javë dhe 69 të tjerë në Ankara, shkruan Reuters.

“Ky vend nuk do të drejtohet nga terroristët. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar këtë”, tha presidenti turk para anëtarëve të partisë në pushtet, AKP, e cila gjithashtu udhëhiqet prej tij. Sipas tij, protestuesve të rinj u mungojnë vlerat kombëtare dhe shpirtërore dhe janë pjesëtarë të grupeve terroriste.

“A jeni ju studentë apo terroristë që po përpiqeni ta bastisni dhomën e rektorit. Ky vend nuk do ta jetojë edhe një herë një ngjarje të Gezit në Taksim, nuk do ta lejojë atë. Ne s’kemi qëndruar me terroristët dhe nuk do të qëndrojmë”, shtoi ai.

Megjithatë, trysnia ndaj rektorit të ri për të dhënë dorëheqje ka filluar. Udhëheqësi i partisë kryesore opozitare, Kemal Kilicdaroglu, ka bërë thirrje për dorëheqjen e rektorit. Kryetari i Ankarasë, Mansur Yavas, përmes një letre i bëri thirrje rektorit Bulu që ta sakrifikojë postin e tij në vend të paqes akademike, rinisë dhe të ardhmes së turqve.

Bulu në të kaluarën ka qenë kandidat i partisë në pushtet për deputet. Ai raportohet të ketë thënë se nuk e ka ndër mend që të japë dorëheqje dhe se kjo krizë do të përfundojë brenda gjashtë muajve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes

Kryen masakër ndaj të krishterëve, Donald Trump bombardon kampin e ISIS natën e Krishtlindjes

26 December, 2025
Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn

Mesazhet e Ballukut: Koncesioni Thumanë–Kashar, “dhurata e jetës” për Bashkim Ulajn

26 December, 2025
Platoni: Dija si shpëtim

Platoni: Dija si shpëtim

26 December, 2025
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result