ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 60 minutes ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 1 hour ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 1 hour ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 1 hour ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Për dështimin me vaksinat BE po fajëson të gjithë, përveç vetes

albnews by albnews
3 February, 2021
in Bota
0
Për dështimin me vaksinat BE po fajëson të gjithë, përveç vetes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Joanna Rossiter

Diçka ka shkuar keq me menaxhimin e shpërndarjes së vaksinave anti-Covid nga Bashkimi Evropian. E megjithatë, në reagimin e tij përballe këtij dështimi, Brukseli duket i vendosur të fajësojë çdokënd që mundet, përveç vetes, për atë që ka ndodhur.

RelatedPosts

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Europa përballë rrezikut të luftës, paralajmërojnë ekspertët: Nuk jemi gati për një konflikt me Rusinë

Tragjedi në SHBA, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

“Kompanitë duhet të dorëzojnë dozat që kemi porositur”- tha presidentja e komisionit të BE-së, Ursula von der Lejen, teksa njoftoi fillimin e një “mekanizmi të transparencës së eksportit të vaksinave”. Në realitet, ky plan që synon t’i detyrojë kompanitë që t`a njoftojnë komisionin kur vaksinat largohen nga BE ( për shembull në Britani), është një përpjekje për të ushtruar presion mbi kompanitë farmaceutike që kanë në dorë mënyrën e vetme për të dalë nga situata ku gjendemi të gjithë.

Për të krijuar një frazë të preferuar nga Brexit, deklarata e von der Leyen duket më tepër sikur ka tortën e saj dhe e ha atë. Si mundet që BE-ja nga njëra anë të pretendojë se po vepron në mënyrë altruiste për “të mirën e përbashkët globale”, dhe pastaj të njoftojë se do të përpiqet të lidhë ata që eksportojnë vaksina krejtësisht ligjore, të paguara nga BE-ja me burokraci të panevojshme? Ishte një lëndë master në retorikën e Potemkin.

Por kur Von der Lejen u thotë kompanive farmaceutike se “duhet të respektojnë detyrimet e tyre”, ajo harron të përmendë rolin që ka luajtur vetë BE-ja në procesin e blerjes dhe shpërndarjes së vaksinave. Është e vërtetë:AstraZeneca ka pasi disa probleme me rendimentin e prodhimit të vaksinave të sajnë fabrikat evropiane.

Por, sipas drejtuesit ekzekutiv të saj, Paskal Sorio, edhe furnizimet me vaksinave diku tjetër, përfshirë Australinë, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, janë shoqëruar me probleme të ngjashme me rendimentin e ulët të prodhimit. Dallimi, të cilin Von der Lejen nuk e përmend, është se vendet e tjera nënshkruan më herët kontrata me AstraZeneca.

Dhe kjo e fundit do të thotë që kompania farmaceutike ka pasur më shumë kohë për të adresuar çështjet e furnizimit për këto vende. “Kontrata me Mbretërinë e Bashkuar u nënshkrua 3muaj para kontratës së BE-së, ndaj ne kemi pasur 3 muaj shtesë për të rregulluar të gjitha problemet që kemi përjetuar”-tha Sorio në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”.

Atëherë, Von der Lejen po tregohet e pasinqertë kur sugjeron se vonesat janë përgjegjësi vetëm e kompanisë. Dhe për sa i përket pretendimit të saj se BE ka “investuar miliarda” për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave të para anti-Covid në botë, ajo sërish mund të jetë duke e zmadhuar rolin e BE-së.

Vështirë se BE ka qenë e vetme në dhënien e fondeve për vaksinat, dhe veprimet e saj nuk ishin dhe aq altruiste sa synon të sugjerojë Von der Lejen. Ashtu si shumë vende të zhvilluara, BE firmosi marrëveshje porosie, në këmbim të një numri të caktuar dozash, nëse vaksina do të rezultonte e suksesshme.

Ky investim ndihmoi si Oxford-AstraZeneca dhe Pfizer që të nxirrnin në treg vaksinat e tyre. BE-ja e pranon vetë këtë gjënë një njoftim për shtyp të nëntorit të vitit të shkuar, ku shpjegon se fondet e dhëna për farmaceutikën “do të konsiderohen si një parapagim për vaksinat që do të blihen në të vërtetë nga vendet anëtare”.

Pastaj, ekziston edhe premtimi i unionit për dhënien e 500 milion eurove për COVAX- nismën globale që ka marrë përsipër sigurimin e furnizimeve kolektive të vaksinave për vendet me të ardhura më të ulëta, të cilët mund të mos jenë dot në gjendje të sigurojnë të tyret.

Për t`a vendosur në kontekst këtë donacion, Britania – një vend me një popullsi pak më shumë se 1/10 e asaj të BE-së – ka premtuar 548 milion paund nga buxheti i saj i ndihmës. Është e sigurt të thuhet se paratë e dhëna nga buxheti i BE-së, janë shumë më pak sesa të dhënat që jep Von der Lejen në deklaratën e saj.

Si për t`i përkeqësuar gjërat më tej, projektligji që njoftoi të martën Von der Lejen është në rastin më të mirë afatshkurtër dhe në rastin më të keq dashakeq. Një përpjekje e tillë që synon të kontrollojë eksportet e vaksinave, mbi të cilat ishte rënë dakord muaj më parë, tregon sesa jashtë realitetit është BE-ja.

Nëse BE-ja e ka seriozisht në lidhje me kërcënimet e saj të forta, ajo duhet të përballet me problemet diplomatike që do të shkaktojë pashmangshmërisht kjo qasje. Marrëdhëniet Britani-BE janë tashmë të acaruara pas Brexit. Shtoji kësaj distancën në rritje midis qëndrimit të saj dhe Londrës ndaj Kinës, apo zënkës së vogël diplomatike mbi privilegjet e dhëna ambasadorit të ri të BE-së, është e lehtë të imagjinohet që marrëdhëniet do të vazhdojnë të degradojnë.

Dhe nëse BE do të ngadalësonte eksportet e vaksinave, Britania e Madhe nuk do të ishte e vetme në dënimin e kësaj sjellje. Ka edhe shumë vende të tjera që nuk do t’i përtypnin lehtëndërhyrje të tilla drakoniane. 3.8 milion doza të vaksinës AstraZeneca pritet të transportohen në Australi, para se vendi të fillojë të prodhojë 50 milion të tjera në vend.

A do të synojë  BE qët’i pengojë edhe ato, sidomos kur në lojë janë bisedimet mbi një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë, me vlerë 30 miliardë euro? Përkundër përpjekjeve të saj për të argumentuar të kundërtën, strategjia kolektive e BE-së me vaksinat ka dështuar.

Por tani, në vend se të merret me zgjidhjen e problemit që ka përpara, Von der Lejen duket se e ka bërë si mision të sajin kryesor ngadalësimin e procesit,në mënyrë që t`u japëmundësi vendeve fqinje që të pajisen me dozat që kanë porositur më herët, në një përpjekje për të krijuar në dukje një lloj barazie në qasjen ndaj vaksinave.

Në qoftë se ajo nuk është e përgatitur të ndalë plotësisht furnizimet, është e vështirë të shihet se çfarë mund të arrijë një politikë e tillë. Cila kompani farmaceutike do të dëshirojë të hapë degët saj në Evropë, kur sheh se kjo është mënyra se si sillet BE-ja me to? Von Der Lejen mund të ndjekë politikën e saj të hedhjes së fajit tek të tjerët, por qytetarët e BE-së do të jenë ende pa vaksinat e tyre, dhe pozita diplomatike e Evropës do të pësojë një goditje fatale. / “The Spectator” – Bota.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result