ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 1 hour ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 1 hour ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 1 hour ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 1 hour ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

1991/ Intervistë ekskluzive e Fatos Nanos për “La Stampa”

albnews by albnews
3 February, 2021
in Albania
0
1991/ Intervistë ekskluzive e Fatos Nanos për “La Stampa”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Aurenc Bebja

Tirana mbrohet

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Kryeministri : të detyruar të qëllonim mbi turmën e çmendur (të papërmbajtur)

“Është dikush që nuk i pëlqen kthimi pozitiv në marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë. Këta janë qarqe të papërcaktuara në Evropë dhe gjithashtu në Amerikë të interesuar për destabilizim në Ballkan dhe xhelozë për Italinë sepse ishte e para që na ndihmoi ekonomikisht.” Ai që lëshon akuzën është kryeministri shumë i ri Fatos Nano, profesor ekonomie, të cilit presidenti Ramiz Alia i ka besuar detyrën për të udhëhequr vendin drejt demokracisë deri në zgjedhjet e para të dielën e 31 marsit :

Kush është ky “dikush” që përpiqet të pengojë marrëdhëniet italo-shqiptare dhe përdor strategjinë e tensionit në vend ? Fatos Nano përgjigjet : “Destabilizuesi i parë është Leka, djali i ish-mbretit Zog, i cili ka qarkulluar një thirrje në Shqipëri në të cilën ai kërkon përmbysjen e regjimit dhe rivendosjen e monarkisë. Së bashku me qarqet reaksionare në kontakt me botën e krimit ndërkombëtar, Leka, i dëbuar nga Afrika e Jugut për terrorizëm, trafik, armë dhe drogë, po përpiqet të mobilizojë banditë përpara se shqiptarët të zgjedhin parlamentin demokratik. Pas Lekës ka banda në rajonet fqinje”, heziton t’i rendisë, pastaj citon një; Serbinë.

Por kush është xheloz për marrëdhëniet e mira midis Romës dhe Tiranës? “Mjafton të lexosh disa gazeta gjermane dhe franceze, të cilat kanë lënë të kuptohet se qeveria ime madje ka favorizuar eksodin e bashkatdhetarëve tanë për të bërë presion ndaj qeverisë italiane për ta detyruar atë të na ndihmojë. Është një turp. Për ditë e net bëmë më të mirën për të parandaluar eksodin por mijëra njerëz u larguan gjithsesi. Vetëm në momentin e fundit, kur dikush qëlloi nga një anije, u detyruam të përdorim forcën; Nuk doja, por nuk kishte zgjidhje tjetër. Turma u lëshua, ata donin të shkonin në Perëndim, të bindur nga reklamat konsumiste të televizionit tuaj se ju duhet vetëm të zgjasni dorën për t’i pasur të gjitha.”

Punësimi, pranon kryeministri, është problemi numër një i Shqipërisë. “Ekonomia është në rënie. Njerëzit nuk punojnë, në fabrika, në fusha, në zyra, ata e kalojnë kohën e tyre duke diskutuar për politikë. Prodhimi ka rënë dhe tani ka zi buke (uri). Projektet në vazhdim janë bllokuar sepse bankat e huaja kanë pezulluar financimin edhe për kontrata të gatshme. Nga frika e trazirave të shkaktuara nga banditë, partnerët tanë të biznesit kanë tërhequr investimet e tyre dhe gjithçka është në një ngërç.”

Biznesmenët gjermanë janë zhdukur, të shumtë në Tiranë kur ekzistonte diktatura Staliniste, francezët dhe japonezët. Vetëm italianët kanë qëndruar. Kryeministri falënderon dhe citon, si shembull, një kredi për njëqind milion dollarë (gati 120 miliardë lireta) dhënë qeverisë së tij nga kompania Profin e Romës për një projekt agroturizmi përgjatë bregdetit. “Shqipëria nuk është vetëm një tokë por edhe një treg i virgjër dhe, edhe pse e vogël, është joshëse për shumë njerëz. Kjo është arsyeja pse xhelozia (sulmet) ndaj italianëve.”

Fatos Nano ka ide të qarta pas zgjedhjeve, nëse – siç shpreson ai – partia e tij (komuniste) e punës do të ketë shumicën dhe atij do t’i besohet detyra e tërheqjes së kamionçinës së ekonomisë shqiptare nga moçali. Programi i tij nuk ka asgjë komuniste në të, ai ka për qëllim transformimin nga centralizmi në ekonominë e tregut. Por a nuk është identike me programet e opozitës? “Në objektivat po, në kohën jo. Ata duan gjithçka menjëherë. Për shembull, kompanitë joefikase nuk mund të mbyllen papritmas. Do të ishte një katastrofë ekonomike dhe një tragjedi shoqërore.”

Nëse ai do të emërohej kryeministër, a do të shmangte Fatos Nano të rrethohej me “fytyrat e shokëve politikanë” ? “Unë do të zgjidhja kolegë me besim profesional për të formuar një qeveri teknikësh dhe për ta sjellë Shqipërinë në Evropë. Në hartën evropiane ka një pikë të bardhë, jemi ne, duhet ta mbushim me ngjyra. Do të duhen 5 vjet.”

Tito Sansa

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result