Britania ka nisur testimin derë më derë për të paktën 80 mijë banorë, si masë për të parandaluar përhapjen e variantit të Covid-19 zbuluar në Afrikën e Jugut.
Pese post-kodet ku do te nise testimi:
- W7, N17, CR4 in London
- WS2 in Walsall in the West Midlands
- EN10 in Hertfordshire
- ME15 in Maidstone, Kent
- GU21 in Woking, Surrey
- PR9 in Southport, Merseyside
Nisma u njoftua nga qeveria britanike, të hënën, pasi 11 persona në rajone të ndryshme të vendit rezultuan të infektuar me variantin afrikan të Covidit.
Të gjithë të infektuarit nuk kishin udhëtuar në Afrikën e Jugut dhe as nuk kishin pasur kontakt, në dijëninë e tyre, me një person që kishtë ardhur nga andej.
Fushata e testimeve përfshin 8 rajonet ku u gjetën të infektuarit e rinj.
Përveç policisë, ka dhe qindra vullnetarë të cilët po ndihmojë për bërjen e testeve.
Në total, Britania ka gjetur 105 raste të variantit afrikan të Covidit.
Ky mutacion u zbulua fillimisht në dhjetor 2020, tek disa të infektuar në Britani, ardhur nga Afrika e Jugut.
Ka dyshime se ky variant, bashkë me mutacionin britanik, të jenë më lehtë të transmetueshëm duke rritur më shpejt numrin e të infektuarve dhe duke rritur presionin mbi spitalet.