Maqedoni, 20 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Maqedoni të Veriut 20 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar po ashtu se janë regjistruar 350 raste të reja me koronavirus nga testimi i 2291 mostrave.

Janë shëruar 266 pacientë në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut 93.510 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 2893 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 82.786 dhe janë 7831 raste aktive.

Share This Article