ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së 5 hours ago
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës 5 hours ago
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut 5 hours ago
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit 5 hours ago
Dosja Balluku, SPAK kontrolle ndaj bashkëpunëtorëve të saj dhe disa biznesmenëve 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Covid-19, Vasili: Situata kritike, qeveria lë në mëshirë të fatit mijëra qytetarë

albnews by albnews
3 February, 2021
in Albania
0
LSI sulmon ambasadorët: Tufë horrash që duan ta shndërrojnë Kushtetutën në leckë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Numrat treshifrorë të rasteve të reja me Covid të raportuar në 24 orët e fundit shihen me shqetësim nga LSI.

Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, në një dalje ta pazakontë për mediat në orët e vona të pasdites  e cilësoi kritike situatën e krijuar në vend nga koronavirusi ndërsa shtoi se qeveria dhe kryeministri Rama i kanë lënë në mëshirë të fatit mijëra qytetarë.

RelatedPosts

Politika që unë besoj ndërtohet me duar të pastra dhe mendje të hapura

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Deklarata e plotë:

Sot shënohet një ditë veçanërisht serioze dhe kritike, lidhur me situatën e Covidit në Shqipëri, ku janë verifikuar vetëm raste të diagnostikuar nga persona të cilët kanë shkuar dhe kanë bërë ekzaminimin, 1007 raste të reja. Ka edhe me mijëra raste të tjera anë e mbanë Shqipërisë, që janë nëpër banesat e tyre dhe të cilët po vuajnë sëmundjen pa ndihmë mjekësore, pa këshillim mjekësor, në improvizim të plotë, duke u përpjekur të mbijetojnë.

Sistemi shëndetësor dhe qeveria po sillen sikur është një situatë normale. Ju e keni parë që askush nuk flet më për këtë situatë kritike të mijëra e mijëra qytetarëve, e mijëra e mijëra familjarëve të tyre, të cilët janë të detyruar që t’u qëndrojnë pranë e t’ japin shërbim atyre. Qeveria dhe kryeministri tregojnë vetëm përralla, me trasta vaksinash, pasi janë praktikisht trasta, të ashtuquajtura sekrete. Disa përralla që nuk i hyjnë në punë njeriu, e që kanë të bëjnë me një grusht prej disa qindra njerëzish. Ndërkohë që në një ditë të vetme verifikohen zyrtarisht 1007 raste dhe mijëra të tjerë të pa verifikuar.

Sigurisht që sistemi dhe strategjia kanë rënë, qartësisht kanë rënë. Kërkohet një qasje krejtësisht e re. Të gjitha masat e ndërmarra nuk kanë prodhuar rezultat. Shifrat flasin dhe e tregojnë këtë gjë. Nga të qëndruarit pasiv duke pritur e duke luajtur përditë me shifrat, kërkohet një strategji aktive, ku të gjithë mjekët e familjes, i gjithë sistemi, të interesohet për qytetarët. Çdo mjek familjeje ka qytetarët e tij që mbulon, e duhet të jetë proaktiv, duhet të komunikojë me ta për të kuptuar sesi është gjendja e secilit prej tyre.

I gjithë sistemi shëndetësor duhet të jetë në alert të vërtetë, si asnjëherë më parë në  këto 11 muaj, pasi situata po rrëshqet në mënyrën më të rrezikshme të mundshme. Sigurisht asnjë nuk ka kohë të merret me përrallat e Kryeministrit, kur indeksi i pozitivitetit pra është rreth 27%. Disa herë më i lartë nga ato nivele të pranueshme që OBSH flet e ku të gjithë vendet e rajonit përqark i kanë të tilla pra shumë më të ulëta.

Shqipëria ndodhet në një situatë vërtetë shumë të vështirë. Mijëra familjarë, praktikisht po rrënohet ekonomikisht pasi nuk ka asnjë mundësi ekonomike për të përballuar kostot e barnave dhe të shërbimeve, e për të cilat shteti nuk merr asgjë përsipër. Ky shtet i cili është shumë preciz dhe likuidon lek më lek koncesionet hajdute, deri në lekun e fundit nuk ka lekë për këta qytetarë dhe mijëra qytetarë po detyrohen as të mos kurohen dhe të jenë në mëshirë të zhvillimit të sëmundjes. Pra që sëmundja të bëjë ç’të dojë në mëshirë të fatit vetëm se nga ana ekonomike nuk e përballojnë dot problemin.

Të mos harrojmë që mijëra shqiptarë kanë humbur punën për shkak të Covidit, pasi qeveria nuk i mbështet aspak ata dhe sipërmarrjet ku ata punojnë, që ta shpëtonin punën sot janë dhe nën zgjedhën  e një sëmundjeje, e cila kërkon kosto të larta për t’u trajtuar, për t’u  shpëtuar jetën në fund të fundit. Dhe këta qytetarë praktikisht u tradhtuan  për herë të dytë. U tradhtuan në momentin e pandemisë për të pasur punën, bukën e gojës tani po tradhtohen dhe për të pasur mbështetje për shërbimin shëndetësor, një e drejtë kjo kushtetuese se është e drejta për jetën.

Praktikisht qeveria duhet të ngrihet e tëra në këmbë, të marrë përgjegjësitë, të lërë turpet dhe karagjozllëqet propagandistike, të lërë krahët e zhveshur të kryeministrit që bën sikur bën vaksina e të ndihmojë mijëra shqiptarë, të cilët po dergjen nën peshën e sëmundjes dhe nën peshën e varfërisë. Koha për të vepruar, për të ndryshuar totalisht mënyrën e strategjisë së përballimit të gjithë sjelljes së sistemit shëndetësor të gjithë financimit që duhet është tani, nesër do të jetë shumë vonë sepse jetë njerëzish humbasin e plot të tjerë invalidizohen nga sëmundja e pakuruar dhe e pa trajtuar siçduhet. Në alert duhet të jenë të gjithë pasi boll kjo tradhti qeveritare ka zgjatur deri më sot. Koha nuk pret!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

Gjykata e Malajzisë dënon ish-kryeministrin Najib Razak për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash në gjyqin më të madh të 1MDB-së

26 December, 2025
Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

Vjedhja në Manastirin e Shën Gjergjit trondit komunitetin e zonës

26 December, 2025
“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

“E kishin lënë makinën ndezur”, Policia e Tetovës jep detaje për vjedhjen e veturës së Adrit dhe Ilirianës në Maqedoninë e Veriut

26 December, 2025
Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

Fakte të reja mbi Universitetin mesjetar të Durrësit

26 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result