SHBA tejkalon shifrën prej 450 mijë viktimave nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA ka regjistruar 450,088 vdekje nga COVID-19 që kur filloi pandemia, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins, raporton Cnn.

Po ashtu, janë shënuar të paktën 26 milionë e 533 mijë e 999 raste koronavirusi në SHBA, treguan të dhënat e universitetit.

Johns Hopkins regjistroi vdekjen e parë nga COVID-19 më 29 shkurt në Uashington.

Më vonë në pranverë, dy vdekje të mëparshme në Kaliforni u konfirmuan pas vdekjes se ishin nga COVID-19.

Ka katër vende të tjera në botë që kanë raportuar mbi 100,000 vdekje totale COVID-19, sipas universitetit.

Brazili ka më shumë se 200,000 vdekje totale ndërsa Meksika, India dhe Mbretëria e Bashkuar kanë mbi 100,000.

Share This Article