ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 5 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 8 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 8 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 8 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çfarë do të ndodh me ekonominë deri në vitin 2025?

albnews by albnews
5 February, 2021
in Albania, Technologji
0
Ekonomia shqiptare me rënien më të madhe në 23 vjet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministria e Financave ka hartuar tre skenarë për ecurinë ekonomike të vendit deri në vitin 2025, duke parashikuar se çfarë ndodh nëse vendi ecën me mirë apo më keq se pritshmëritë bazë.

Sipas skenarit bazë, që ka më shumë të realizohet, rritja ekonomike e vendit pritet të jetë 5.5% këtë vit dhe me 4.8% në 2022-in, për t’u ngadalësuar më pas në rreth 4% në 2024-2025. Të ardhurat pritet të arrijnë në 29.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2025 dhe borxhi publik të zbresë gradualisht në rreth 68% të PBB-së deri në të njëjtën periudhë.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Lexo Edhe:

Raporti sekret i Spiro Kolekës: Në Pogradec më pyetën a ka ndikuar Mehmet Shehu në vdekjen e Hysni Kapos

Krahas skenarit bazë, financat kanë llogaritur dhe alternativat optimiste dhe pesimiste, që supozojnë devijim nga parashikimet përkatëse të skenarit bazë për disa tregues kryesorë makroekonomikë, përfshirë huadhënien për ekonominë, ecurinë e ekonomisë së zonës euro me efektet e njëpasnjëshme në eksportet e mallrave dhe shërbimeve, mbi remitancat, si dhe kursi i këmbimit, norma e interesit, ritmi dhe ndikimi i reformave të politikës strukturore të planifikuara për periudhën afatmesme etj.

Në skenarin pesimist, rritja pritet të jetë 1.5 pikë përqindje më e ulët se ai bazë, duke rezultuar në 4% këtë vit dhe 2.5% në 2025-n, ndërsa të ardhurat buxhetore do të arrijnë në 28.6% të PBB-së.

Skenari optimist parashikon një rritje 0.5 pikë përqindje më të lartë sesa ai bazë, në 6% në vitin 2021 dhe 4.5% në 2025. Ndonëse rritja ekonomike pritet më e lartë, të ardhurat maksimale buxhetore nuk parashikohen më shumë se 29.2% e PBB-së.

Në skenarët bazë dhe optimistë, financat parashikojnë që ekonomia të rikthehet në nivelet e 2019-s, të para krizës së pandemisë që këtë vit, ndërsa në atë pesimist, kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2022.

Në skenarin bazë dhe atë optimist, borxhi publik, që arriti deri në 80% të PBB-së në 2020-n do të fillojë të ulet që këtë vit, për të zbritur midis 64.5% dhe 68.3% të PBB-së në vitin 2025. Ndërsa në skenarin pesimist borxhi do të mbetet në gati 80% të PBB-së deri në vitin 2024 dhe do të fillojë të ulet vetëm pas kësaj periudhe.

Financat parashikojnë një ulje të shpenzimeve kapitale në të gjitha skenarët, pasi ato pritet të arrijnë në 7.2% të PBB-së këtë vit, të ndikuara dhe nga rindërtimi pas tërmetit. Më pas ato do të jetë midis 4 dhe 5% të PBB-së, në varësi të ecurisë së ekonomisë.

Ndonëse për 9 mujorin 2020, ekonomia ka rezultuar me një rënie faktike prej 5.52%, financat sërish janë optimiste se i gjithë viti është mbyllur me një tkurrje prej 4.4%, duke pritur në këtë mënyrë që një gjallërim i fortë të ketë ndodhur në tremujorin e katërt, ndonëse konsumi në atë periudhë ishte i ndrydhur për shkak të masave të reja kufizuese pas rritjes së ndjeshme të rasteve me koronavirus në nëntor dhe dhjetor./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result