Qeveria gjermane mirëpriti sot vendimi i qeverisë amerikane për të ndaluar tërheqjen e trupave nga Gjermania.
“Kemi qenë gjithmonë të bindur se vendosja e trupave amerikane këtu në Gjermani i shërben sigurisë europiane dhe transatlantike dhe për këtë arsye është në interesin tonë të përbashkët”, tha për gazetarët zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert.
Ai shprehu, gjithashtu, vlerësimin e Gjermanisë për dekadat e bashkëpunimit ushtarak me forcat amerikane në NATO.
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi dje pezullimin e ridislokimit të planifikuar të trupave nga Gjermania, i njoftuar nga paraardhësi i tij, Donald Trump, në mes të përplasjeve të shpeshta me Berlinin për shpenzimet e mbrojtjes dhe çështje të tjera.