ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 2 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 2 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Krasniqi: Nano tregoi se asnjë vendim i rëndësishëm nuk u mor në institucione, por në pakte personale

albnews by albnews
5 February, 2021
in Albania
0
Krasniqi: Nano tregoi se asnjë vendim i rëndësishëm nuk u mor në institucione, por në pakte personale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Analisti Afrim Krasniqi ka analizuar intervistën e ish-kryeministrit Fatos Nano në emisionin “Opinion”, për të cilën shprehet se tregoi se sa i dobët ka qenë formimi i politikanëve tanë në këto 30 vite tranzicion.


Sipas Krasniqit, këta politikanë japin ende prova se vendimet e rëndësishme për shtetin shqiptar janë marrë në pakte personale dhe jo në institucione, si dhe tregojnë se koncepti i pushtetit ishte më i fortë se ai i shtetit.

Postimi i plotë:

Media, portalet, shkruesit e partive dhe vetë politikanët janë marrë orët e fundit me intervistën e djeshme të ish kryeministrit Nano. Duke qenë në prag fushatë secili e sheh dhe e gjykon ish kryetarin socialist nga këndvështrimi i sotëm elektoral. Në fakt, shumica e deklaratave të tij, ashtu edhe javët e fundit intervista të njëjta të disa personazheve të tjerë të rëndësishëm të tranzicionit, (por edhe e shumicës së kritikëve të tyre) ofrojnë një vlerë tjetër për të cilën pak flitet: pas 30 vjet tranzicion ato treguan sesa i dobët, i vonuar, i personalizuar dhe jo institicional ka qenë formimi i tyre politik dhe sidomos demokratik, angazhimi i tyre për shtet të së drejtës dhe raporti i tyre refuzues ndaj llogaridhënies publike. Intervistat vlejnë për të rikujtuar se ndonëse vitet kalojnë, ata thjesht po mplaken, por në thelbin e tyre ata nuk kanë ndryshuar, nuk kanë reflektuar, si dhe se hyrja e tyre në politikë ishte produkt i rastësisë dhe konjukturave politike sesa si produkt i mendësive novatore dhe vizionit të ndryshimit të qasjes ndaj sistemit.

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Ata ende na japin prova edhe sot se në 30 vite eksperimentuam një demokraci pa demokratë, se asnjë vendim i rëndësishëm nuk u mor në institucione por në pakte personale, se koncepti i shtetit ishte më i dobët sesa ai i pushtetit, se në formimin e tyre politik nuk gjejnë elementë të identitetit ideologjik e politik, nuk ka ndjesë dhe as investim serioz për premtimin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, se në kohën tjetër ata fare mirë mund të ishin të gjithë pasues të Byrosë Politike në sistemin e vjetër dhe me të njëjtën ndjesi krijuan Byrotë Politike në demokraci, se investimi tek miti e kulti i individit ishte më i madh sesa investimi për shtetin e së drejtës, se asnjë prej tyre nuk pagoi cmim personal për dështimin apo kostot ndaj vendit, – thjesht shijuan e shikojnë riciklimin periodik dhe pasurinë pa inventar që nuk u krijua me paratë e tyre, dhe së fundi, se nga premtimi për të ardhur në politikë për të shërbyer, e shndërruan shoqërinë e zgjedhësit në shërbëtore të tyre.

Mjafton të shohim përpjekjet titanike të sotme për të kërkuar në tranzicion të keqen më të vogël dhe për ta paraqitur atë si kohë e artë e Shqipërisë, për të kuptuar se në një plan më të gjerë nuk kanë dështuar ata, por shoqëria, koncepti i demokracisë, koncepti i politikës, koncepti i llogaridhënies dhe i shtetit funksional.

Dhe për ta mbyllur po huazoj shprehjen e një kolegu që e identifikon më së miri këtë krizë vlerash, krizë përfaqësimi dhe krizë moraliteti: “kur dikush merr peng një person quhet kriminel, kur dikush merr peng një vend quhet lider”. Dhe shqiptarët, të fundit në proceset historike të ndryshimeve, në tranzicion, në mirëqënie dhe në integrim, – gjithnjë duan, kërkojnë e krijojnë liderë!

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result