Interi ka shënuar fitore të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Fiorentinës në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Nicolo Barella realizoi golin e parë në minutën e 31-të, pas asistimit të Alexis Sanchez, shkruan Gazeta Express.
Shtatë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Ivan Perisic vulosi fitoren e mysafirëve duke shënuar pas asistimit të bukur nga Achraf Hakimi.
Me këtë fitore, Interi shkon në krye të renditjes tabelare me 47 pikë, një më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Fiorentina mbetet e 12-ta me 22 pikë.