ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 7 hours ago
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi 7 hours ago
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së 7 hours ago
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: Marrëveshje me Turqinë për të investuar tek objektet e trashëgimisë kulturore

albnews by albnews
6 February, 2021
in Albania
0
Rama: Marrëveshje me Turqinë për të investuar tek objektet e trashëgimisë kulturore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës për problematikat e ndryshme dhe investimet në disa sektorë, Rama foli edhe për marrëveshjet me Turqinë gjatë vizitës së tij në Ankara në fillim të muajit janar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se kanë bërë marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Turqisë për të investuar në mënyrë të konsiderueshme tek objektet e trashëgimisë kulturore, raporton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

“Ergys Agasi, kryeministri në hije”- Berisha: Ekziston një rrëmbim i tmerrshëm i tokave me Dallëndyshe Bicin!

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër 

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës për problematikat e ndryshme dhe investimet në disa sektorë, Rama foli edhe për marrëveshjet me Turqinë gjatë vizitës së tij në Ankara në fillim të muajit janar.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me Qeverinë e Republikës së Turqisë në vizitën e fundit për të investuar në mënyrë të konsiderueshme pikërisht tek objektet e trashëgimisë kulturore. Nëpërmjet TIKA-s kanë ndërhyrë në objektet e kultit, por ajo që unë iu kam kërkuar prej disa kohësh dhe që është kthyer në një marrëveshje tani ka qenë që eksperienca e tyre e jashtëzakonshme në restaurimin e zonave të vjetra historike dhe kapacitete e tyre financiare, janë në kushtet që mund japin një dorë edhe këtu”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar marrëveshjes me Turqinë, sa i përket trashëgimisë kulturore dhe restaurimeve, Rama tha se “Faktikisht kemi rënë dakord për Gjirokastrën dhe për Beratin dhe jemi duke punuar planin e ndërhyrjes. Natyrisht edhe qeveria shqiptare do të jetë pjesë e kësaj ndërhyrjeje, jo vetëm qeveria turke. Por, besoj që plani do të na mundësojë një ndërhyrje më të gjerë nga pikëpamja sasiore”.

Kujtojmë se gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi më 6-7 janar, dy vendet nënshkruan deklaratën e përbashkët për Këshillin e Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e mjekësisë, arsimit, infrastrukturës, si dhe protokollin e bashkëpunimit për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër dhe projektin e sistemit për mbrojtje nga vërshimet.

Nga ana tjetër, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka kontribuar për restaurimin e pesë monumenteve osmane në Shqipëri, konkretisht restaurimin e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, Xhamisë Mbret, Xhamisë së Beqarëve dhe Teqesë Halveti në Berat.

Rama gjatë bashkëbisedimit iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në lidhje me investimet në infrastrukturë, shëndetësi, turizëm dhe sektorë të tjerë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Festat e fundvitit, zbuloni 10 filmat më të mirë për t’u parë në atmosferën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

27 December, 2025
“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

27 December, 2025
Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

Dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus, akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së

27 December, 2025
Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

Pesë nga veshjet më ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II – nga ekspozita e re mbretërore

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result