Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi shpjegon se me programin për rininë të PD-së “do të eliminohet plaga familjeve dhe e të rinjve shqiptarë: pamundësia për të ndjekur studimet e larta nga mungesa e të ardhurave financiare”.
Në përgjigje të një qytetareje e pyetur se si do të ndihmohen këta të rinj, Këlliçi thotë se “ne do të japim 5 mijë bursa sociale për gjithë të rinjtë që e kanë të pamundur të paguajnë studimet për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike familjare”.
Gjithashtu, ai tha se “do të përgjysmojmë tarifat e edukimit për gjithë studentët në vend. Por nuk do të mjaftohemi me kaq. Ne do të zerojmë tarifën e edukimit për gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj. Gjithashtu do të paguajmë 10 mijë stazhe pune për 10 mijë student ekselent me plot 300 mijë lekë në muaj, për 12 muaj me radhë”.
Lidhur me praktikën mësimore, Këlliçi shprehet se “duke krijuar 4 inkubatorë të reja biznesi për të nxitur idetë inovatore, punësimin dhe sipërmarrjen në vend. Skema subvencionimi për të gjithë të rinjtë që vijnë nga zona me vështirësi ekonomike për të krijuar bizneset e tyre”.