Juventusi ka fituar derbin e xhiros së 21-të në Serie A ndaj Romës, të shtunën me rezultatin 2:0.
Me këtë fitore “Zonja e Vjetër”, rrëmben pozitën e tretë e cila mbahej nga Roma.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me raste të shumta, por u shënua vetëm një gol.
Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo që në minutën e 13-të realizoi një gol të bukur për 1:0, me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë tempo e lojës ishte e lartë me të dyja ekipet që kishin mundësi.
Te Roma në rast të mirë ishte sulmuesi Edin Xheko, por pa sukses.
Golin e dytë vendasit e shënuan në minutën e 70-të kur Ibanez, dërgoi topin në rrjetën e gabuar për 2:0.
Deri në fund nikoqirët arritën të menaxhonin mirë rezultatin për fitoren e katërt rresht në Serie A.