Bardhi: Jo politikës që premton dhe harron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me banorë në qarkun e Elbasanit, nga ku deklaroi se PD ka një plan konkret për hallet e qytetarëve.

Sipas tij, ka ardhur koha për t’u ndarë nga politika që premton dhe harron.

“PD vjen para qytetarëve me program, me zgjidhje, me plan konkret për hallet e tyre. Jam i kënaqur pa masë që diferencat mes nesh janë të qarta kudo. Ne angazhohemi për punët dhe shërbimet që do ofrojmë. Do kem kurajon të jap llogari çdo ditë para qytetarëve për fjalën që them sot”, tha Bardhi.

Asnjë mrekulli nuk premtojmë, vijoi Bardhi, po vëmendje, përkushtim dhe se buxheti e paratë e shqiptarëve s’do të shkojnë më për 10 miq të qeverisë, po për bujqësinë, për arsimin, për familjet shqiptare.

“Kudo në qarkun e Elbasanit, njerëzit mezi presin të firmosin ndryshimin. Janë shumë të lodhur nga mashtrimet, nga arroganca, nga lojërat e pehlivanëve që kanë ardhur këtu, kanë marrë pushtet e kanë menduar vetëm për veten e tyre”, deklaroi ai./ATSH/ 

Share This Article