Vargjet prekëse të ish-deputetes Izmaku për axhën e saj (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Profesoresha e Gazetarisë, deputetja e disa legjislaturave të Kuvenditë Kosovës, Xhevahire Izmaku i ka dhënë lamtumirën e fundit axhës së saj, Behram Izmaku, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë në Suedi.

Në ceremoninë mortore të mbajtur sot në Vushtrri, Izmaku i tha lamtumirën Abejt të sajë me vargje prekëse, përmes të cilave shprehu mallin, dashurinë, dhembjën, respektin dhe kujtimet që do t’i ketë të paharruara në jetë.

Izmaku është serish kandidate e për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me numër 36, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt.

“Pas 10 dite në pikllim e pritje, sot e varrosëm axhin tim të mirë, nën lisat e katunit, aty ku i kishte rreh zemra gjithëmonë, e për 30 vite në gurbet me mall shumë!

Axhi im i mirë, prof. Behram Izmaku sot u varros me nderime të merituara.

Ne si familje ndihemi të nderuar nga pjesëmarrja dhe fjalët e mira që sot i dëgjuam në akademinë përkujtimore!“, shkruan mes tjerash Izmaku në Facebook.

https://www.facebook.com/100020471139969/videos/714248479267517/
Share This Article