Vijon të paraqitet e rëndë situata nga përmbytjet në njësinë administrative Ana e Malit në Shkodër.
Janë plot 1250 ha tokë nën ujë, ndërkohë që rruga e Obotit vijon të jetë e bllokuar nga shiu.
Dy shtëpi janë të përmbytura.
Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksioni, ndërsa rrezikon përmbytja e ujësjellësit Oblika 2.
Situata e përmbytjeve në NJA Ana e Malit, datë 07.02.2021
– 1250 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan).
-Rruga e Obotit e bllokuar rreth 130 cm lartesi në rrugë.
-Shtëpi të përmbytura 2
– Prezencë uji në oborre 100 cm (fshati Obot.)
– Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek ura Sadiçit.
-Rruga Obotit e pakalueshme (makina e ushtrisë nuk kalon ).
-Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji ( jashtë funksioni).
-Qendrat shendetësore në gatishmëri.
– Energji elektrike kemi në gjithë zonën.
-UKSH vazhdon të furnizojë me ujë të pijshem banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate).
– Varkat e ushtrisë, reparti BMR Tirane janë në gatishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2- 2.5 m.
– Rrezikon përmbytja e ujësjellesit Oblika 2.
– E bllokuar rruga Goricë rreth 25-30 cm uje, e kalueshme me shumë veshtirësi për makinat.
-Nevoja për bazë ushqimore për bagëtitë. Po presim të ulet sasia e ujit që të transportojmë ushqim për gjënë e gjallë. Me varka është e pamundur.
– Sot do të furnizojmë me ushqime të gjithë fshatin Obot. Do të realizojmë transportin për ushqime me banorët me varkat familjare për çdo shtëpi.
– Situata është shumë kritike (Dita 31).
-Ka rritje të nivelit të ujit
-Përmbytje ka dhe në tokat e fshatit Velinaj dhe Shtuf.