Lagarde: Stimujt ekonomikë nuk duhen ndërprerë menjëherë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa08955949 A handout photo made available by the European Central Bank shows European Central Bank (ECB) President Christine Lagarde during a press conference following the meeting of the Governing Council of the European Central Bank in Frankfurt am Main, Germany, 21 January 2021. EPA/NIELS THIES / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e sheh 2021 si një vit të rimëkëmbjes për zonën e euros dhe thekson se Europa nuk duhet t’i japë fund mbështetjes së saj monetare dhe buxhetore antikrizë shumë shpejt.

“Rimëkëmbja është ngadalësuar, por nuk ka dalë nga shinat”, vuri në dukje Lagarde, në një intervistë me “Journal du Dimanche”.

“Shërimi do të arrijë në verë dhe do ta çojë Bashkimin Europian drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më dixhitale” shtoi ajo.

Presidentja e BQE-së theksoi se nuk duhen përsëritur gabimet e së kaluarës, duke hequr stimujt menjëherë, por duke zbatuar një reduktim fleksibël.

Share This Article