Opozita bjelloruse përgatitet për protesta të reja kundër Lukashenkos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vitin që lamë pas, Bjellorusia ishte në qendër të vëmendjes pasi gjatë muajit gusht filluan protesta masive pothuajse në të gjitha qytetet. Opozita në Bjellorusi kundërshtoi dhe i quajti mashtrim zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, ku Alexander Lukashenko u rizgjodh edhe një herë në postin e presidentit.

Kjo bëri që “sytë e botës” të ktheheshin kah Evropa Lindore, aty ku protestuesit po shtypeshin nga institucionet e udhëhequra nga Lukashenko, i cili tash e 26 vjet është në sundim.

Mënyra e reagimit nga Lukashenko bëri që opozita të ndryshonte qasjen e protestave, duke i kthyer në paqësore. Por policia bjelloruse filloi të përdorte topa uji, gaz dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit.

Opozita tashmë ka paralajmëruar sërish intensifikim të protestave gjatë ditëve të ardhshme.

Në përgjithësi, aktivistët e të drejtave të njeriut thonë, më shumë se 30 mijë njerëz janë arrestuar në valën e gjatë të protestave, dhe shumë prej tyre u rrahën.

Share This Article