Një e vdekur e 10 të lënduar nga një shpërthim në Francë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 88-vjeçare ka humbur jetën dhe partneri i saj 89-vjeçar është lënduar seriozisht, gjatë një shpërthimi në një garazh në qytetin francez Bordeaux të shtunën, kanë njoftuar zjarrfikësit e këtij qyteti, raporton “The Local.fr”.

Hetimet fillestare sugjerojnë se gazi është arsye e shpërthimit, që ka shkatërruar një ndërtesë të vogël dhe ka dëmtuar dy ndërtesa tjera fqinje.

88-vjeçarja ishte llogaritur si e zhdukur pas shpërthimit rreth orës 8 të mëngjesit. Por, trupi i saj u gjet në rrënoja rreth orës 16:00.

Partneri i saj 89-vjeçar është duke luftuar për jetë. Raportohet për dhjetë të lënduar nga shpërthimi.

Share This Article