Elizabeth II feston pa bujë 69-vjetorin e ngjitjes në fron

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha Elizabeth II festoi sot 69-vjetorin e ngjitjes  së saj në fron pa shumë bujë duke qëndruar jashtë syve të publikut, në kështjellën Windsor për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Në këtë ditë në vitin 1952, mbretëresha hipi në fron pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI”, sipas familjes mbretërore, në një postim në Twitter.

Mbretëresha ka kaluar një pjesë të madhe të pandemisë në Windsor me princin Philip dhe  me një grup të vogël të stafit të besuar.

Babai i saj, mbreti George VI, vdiq më 6 shkurt në Sandringham.

Sipas Shoqatës Britanike të Shtypit, vitin e ardhshëm do të ketë një ditë shtesë pushimi,  kur mbretëresha të festojë jubileun e saj të platinit.

Share This Article