City e deklason Liverpoolin në “Anfield”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 4:1 në derbin e javës së 23-të të elitës së futbollit anglez.

Për Cityn ishte fitorja e parë në “Anfield” në kuadër të Premier Leagues, pas vitit 2003.

Ndërkaq, për Liverpoolin disfata e tretë radhazi në shtëpi.

Ilkay Gundogani i Man Cityt humbi penalltinë në minutën e 37-të, duke gjuajtur jashtë portës.

Atë që nuk ia doli ta bëjë në fund të pjesës së parë, Gundogani e bëri në fillim të pjesës së dytë. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 49-të për epërsinë e Cytyt.

Liverpooli ia doli që të barazojë rezultatin në 1:1 në minutën e 63-të. Mohamed Salahu e fitoi vetë penalltinë, të cilën e shndërroi në gol.

Kjo ishte krejt çka bëri skuadra e trajnerit Jurgen Klopp në këtë ndeshje, pasi City shënoi edhe tre gola të tjerë, fal edhe gabimeve trashanike të portierit Alisson Becker.

Degazhimin jo të mirë të portierit Alisson, e shfrytëzoi Phil Foden, i cili asistoi për Gudeoganin që shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Cityn.

Golin e tretë e realizoi Raheem Sterling në minutën e 76-të, pas asistimit të Bernard Silvas. Edhe te goli i tretë gaboi portieri Alisson.

Ndërkaq, golin e katërt dhe të fundit për fitoren bindëse të ekipit të trajnerit Pep Guardiola, e shënoi Phil Foden, i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë.

Xhederdan Shaqiri, luajti nga minuta e 68-të.

Me 50 pikë, Manchester City është lider i Premier Leagues, me një ndeshje më pak se sa Manchester Unitedi që është i dyti.

Ndërkaq, Liverpooli zë vendin e katërt me 40 pikë.

Share This Article