Mbrëmjen e sotme kryetari i PD-së, Lulzim Basha organizoi një takim me drejtuesit politik të qarqeve për fushatën e zgjedhjet të 25 prillit. mediat kanë zbardhur detajet nga mbledhja dhe porositë që kryedemokrati u ka dhënë drejtuesve politikë nga veriu në jug.
“Ekipi politik tani është i plotë. Të gjithë të jenë në terren. Programi që po shpalosim t’u thjeshtëzohet qytetarëve. Të flasim me qytetarët në zona, të evidentohet ekipi ynë. Shqiptarët ta kuptojnë se ne kemi një alternative, ne jemi ndryshe”, ishin disa nga porositë e Bashës.
Pjesë e takimit ishte edhe sekretariati. Mbledhja zgjati për rreth 45 minuta ndërsa ishte hera e parë që lideri i PD-së mbledh drejtuesit e qarqeve pas zyrtarizmit.