Partia Demokratike ka prezantuar këtë të hënë programin për mirëqenien sociale, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Në fjalën e saj, ish-deputetja Grida Duma tha se në këto tetë vite të qeverisë Rama ka pasur vetëm dështime, ndërsa shtoi se PD do të largojë të keqen.
Prezentimi nga Duma:
Shqiptarët kanë ndjekur këto ditë planet tona ekonomike, të shëndetësisë, të arsimit; entuziazmi dhe mbështetja masive është parë dhe ndjerë kudo.
Me të drejtë Shqiptarët presin dhe i kanë varur shpresat tek ne, që të udhëheqim ndryshimin, të prijmë me anijen e zhvillimit, një rrugëtim për të cilin ky vend ka kaq shumë nevojë.
SEPSE VIJMË NGA Tetë vjet dështime!
Nuk janë pak, është koha që e çon një të porsalindur drejt adoleshencës, koha që e çon një adoleshent të mbarojë universitetin e të përballet me tregun e punës të papunë, koha që ndoshta çoi dëm një brez të tërë profesionistësh, sepse e përcolli jashtë Shqipëria. Tetë vite dështim.
Pas 8 vitesh edhe sot shqiptarët durojnë atoparlantët e gërvishtur të PUSHTETIT falsitet që ja shurdhojnë të vërtetën; e prandaj askush nuk beson asnjë fjalë, asnjë vendim asnjë premtim. Shqiptarët besojnë e presin të bjerë gongu i kohës që Rama largohet.
Largojmë të keqen e nisim zgjidhjen. •
Është Lulzim Basha, i cili në këtë foltore e do vijojë t’ju paraqesë planin e tij , se si Shqipëria Fiton, kapërcen errësirën sociale; se si Shqipëria Fiton, e triumfon njerëzorja; jo vetëm me ekonominë, shëndetësinë, arsimin, por me qeverisjen njerëzore që ka kujdes për njerëzit e pamundur, për ata që sëmundjet, mosha, aftësitë ndryshe, aksidentet e jetës, mungesa e një pune të çfarëdoshme me qeverisjen e keqe, i la të zhytur në mjerimin pa dritë në fund të tunelit.
Ky është një plan gjithëpërfshirës.
Është një plan serioz.
Është një plan i realizueshëm.
Një plan për të cilin do të dedikohemi të gjithë ta zbatojmë, sapo të fitojmë zgjedhjet, dhe gongu i kohës të bjerë në 25.Prill.
Miqtë e mi,
Se ç’bëri Rama dhe qeveria e tij për tetë vite të gjata me problemet e mëdha sociale, këtë e pasqyron realiteti ynë i trishtë, gri sot.
Familjet që e kanë të vështirë edhe të mbijetojnë, përçmohen në dyert e bashkive për të marrë ndihmë ekonomike mjerane, që edhe atë janë heqin pa i thënë pse. Të lodhur ata larg qoftë të kenë një frigorifer të falur a një larëse të vjetër se i nxjerrin nga skema e ndihmës.
Kriteret që përdorin për ti nxjerrë a përfshirë në skemën e ndihmës nuk di kush, janë të fshehta në defteret e pushtetit që i mban peng me koston e mjerimit. 70 mijë familje shqiptare apo rreth 210 mijë shqiptarë mbeten varur në këtë skemë.
Pensionistët , shtresa më e sakrifikuar, me pak e respektuar për pensionin e vogël, sot përballojnë të vetmuar kostot e një pandemie, kur janë të parët e rrezikuar.
Personat me aftësi të ndryshe përballen jo vetëm me kufizimet e natyrës por me poshtërimin e shtetit nga neglizhenca fyese e Ramës.
SEPSE KU SKA FINANCIM SKA MIREQENIE
E PRA I gjithë buxheti vjetor i ndihmës ekonomike është sa vetëm 2 km të vjedhura të rrugëve të unazës;
I gjithë fondi i pensionit në vit për 645 mijë pensionistë është sa vetëm një km i vjedhur i rrugëve.
Raportet ndërkombëtare tregojnë që mbi 900 mijë shqiptarë jetojnë me më pak se 5 euro në ditë. Statistikat provojnë që 31% e fëmijëve nuk hanë një vakt të mirë në ditë.
Shqipëri e vjedhur, e varfëruar!
Por koha e zgjidhjes erdhi!
– Ne kemi punuar për një plan konkret dhe të detajuar që siguron një të ardhme shumë më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
PO KY PLAN DO JETË REALITET, FAKT SEPSE:
Unë e njoh Lulzim Bashën, e njoh dhe them me besim e bindje të plotë, se ai është njeriu i duhur në kohën e duhur për të sjellë ndryshimin e duhur, për të cilin vendi ka kaq shumë nevojë.
Ne të gjithë, me qartësi dhe bindje kemi besim tek Lulzim Basha, për të udhëhequr Shqipërinë tonë me një qeverisje njerëzore,
– drejt një të ardhme më të mirë,- drejt një ekonomie më të fortë, – drejt një vendi që ka njerëzit e duhur që kujdesen për qytetarët e vet.