Biden: Nuk ëndërroja të bëhesha president, por të luaja në ragbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur isha i ri nuk ëndërroja të bëhesha president, por të luaja si sulmues në ragbi, në NFL, liga profesioniste e futbollit amerikan, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden në intervistën e tij të parë televizive në CBS, me rastin e ngjarjes sportive të vitit në SHBA, Super Bowl.

“Unë kisha një ëndërr në sirtar dhe nuk duhej të isha president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por duhej të isha një sulmues i NFL-së”, theksoi ai.

Biden luajti futboll amerikan në shkollën e mesme në Delaware dhe në vitin 2008 ish-trajneri i tij zbuloi për “New York Times” që Biden ishte një nga më të mirët në ekip dhe, në rolin e tij, më i miri që kishte parë ndonjëherë në 16 vjet karrierë.

Biden ka luajtur edhe në ekipin e Universitetit të Delaware.

Share This Article