ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 2 hours ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 2 hours ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 2 hours ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 2 hours ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha: Rama dhe qeveria e tij tradhtuan Shqipërinë

albnews by albnews
8 February, 2021
in Albania
0
Basha: Rama dhe qeveria e tij tradhtuan Shqipërinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike ditën e sotme ka prezantuar programin e mirëqenies sociale.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij i tradhtuan qytetarët. 

“Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona”, deklaroi Basha.

RelatedPosts

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Rama ndjen “lagështirën”, pas ultimatumit të amerikanëve për koncensionet

Ndër të tjera ai theksoi se për plani e PD-së janë angazhuar profesionistë dhe ekspertë për të mos mbetur në të ardhmen vetëm premtime boshë, por një plan punë plotësisht i realizueshëm për rimëkëmbjen e vendit, që sipas liderit të PD do të zbatohet pas fitores së zgjedhjeve.https://www.youtube.com/embed/xnjrYdkCpFA?feature=oembed

“Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan Shqipërinë, tradhtuan të ardhmen tonë. Këtë tashmë e di çdo shqiptar. Kryeministri në ikje dhe qeveria e tij i braktisën edhe ata që na sollën në jetë dhe na kanë rritur. Braktisën pensionistët. Sot që flasim, pensionistët shqiptarë janë të izoluar nga pandemia, janë në mungesë të ilaçeve, janë në mungesë të ushqimeve bazë, janë më të braktisur se kurrë këto 30 vite.

Njësoj i braktisi dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Familjet që jetojnë në kufirin e mbijetesës dhe varfërisë.

Megjithatë mjaft folëm për të! Të keqes që ai mbolli po i vjen fundi. Ai që e shkatërroi Shqipërinë nuk mund ta rimëkëmbë atë.

Ne mundemi dhe ne do ta bëjmë! Kur ju prezantojmë planet për një Shqipëri më të mirë, duhet të dini fare mirë: kemi punuar për muaj, vite për këto plane. Kemi angazhuar shumë profesionistë të çdo fushe. E kemi bërë këtë sepse duam që shqiptarët të mos dëgjojnë më premtime të tjera boshe.

Këto janë angazhime, ndaj jam sot përpara jush. Për t’i shpallur dhe për t’i garantuar këto angazhime. Ne duam t’ju prezantojmë një plan pune që do ta zbatojmë, sepse është plotësisht i realizueshëm! Nuk është një plan mrekullish, por është një plan stabilizimi, normalizimi dhe rimëkëmbjeje.

Një plan pune për të cilin na kanë ndihmuar specialistët dhe ekspertët më të mirë të fushës. Një plan pune që do të zbatohet nga profesionistët menjëherë pas fitores së zgjedhjeve.

Një plan pune që do ta bëjë 25 prillin ditën ku Shqipëria fiton!Me këto plane Shqipëria fiton ekonomi! Me këto plane Shqipëria fiton shëndetësinë! Fiton arsim! Dhe sot do t’ju tregojmë se si Shqipëria fiton edhe mirëqenien sociale! Siç ju thashë në fillim, Shqipëria nuk mund të fitojë, nëse ne nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë.

Dhimbjen e tyre nuk e dëgjojmë përherë, sepse shumicën e kohës njerëzit nuk e kanë mendjen aty, por unë angazhohem ndaj jush, ne angazhohemi ndaj jush, që njerëzit që kanë më shumë nevojë për ne, do të marrin atë që meritojnë. Është në interes të vendit tonë që të garantojmë që askush të mos përjashtohet, dhe askush të mos braktiset.

Me përulësi, por me besim të plotë për të ardhmen tonë, po ju prezantoj disa nga pikat tona kryesore për planin Shqipëria Fiton Mirëqenien Sociale:

Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona”, u shpreh Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result