Zgjedhjet e 25 prillit, PD dhe aleatët paraqesin kërkesën për regjistrim në KQZ

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partia Demokratike ka paraqitur një kërkesë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për tu regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Bashkë me PD-në, kërkesë për regjistrim në KQZ kanë paraqitur edhe këto parti: PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re, raporton Ora News.

Kërkesa e PD:

pd 1
pd2

Mes aleatëve të demokratëve, bie në sy mungesa e LSI dhe PBDNJ, që ende nuk kanë bërë kërkesë për regjistrim, ndërsa Legalistët dhe PDIU janë regjistruar tashmë në KQZ.

Ndërkohë afati i regjistrimit për partitë politike është data 15 shkurt. Partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion deri në këtë datë.

Partitë e regjistruara deri tani:

  1. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet        Shpëtim Idrizi
  2. Bindja Demokratike Astrit Patozi
  3. Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
  4. Lëvizja Demokratike Shqiptare               Myslym Murrizi
  5. Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
  6. Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
  7. Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami
  8. Balli Kombëtar Adriatik Alimadhi
  9. Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
  10. Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi

Kandidatët e pavarur:

  1. Pal Shkambi   I pavarur, Shkodër
  2. Plarent Aleksi I pavarur, Berat
Share This Article