Një ekip mjekësh nga Ministria gjermane e Mbrojtjes (Bundeswehr) ka filluar punën për pacientët e sëmurë rëndë me Covid-19 në Portugali, si pjesë e një misioni për të ndihmuar spitalet e vendit, që ndodhen në vështirësi për personel mjekësor.
Pasi fluturuan në Lisbonë javën e kaluar, 26 mjekë dhe infermierë të ushtrisë gjermane u informuan për situatën dhe tani mund të kujdesen për pacientët në spitale, raportuan mediat lokale.
Skuadra fillimisht supozohet të qëndrojë në Portugali, e cila është shkatërruar nga koronavirusi, për tre javë.
Sidoqoftë, ajo periudhë mund të zgjatet.
Kreu i ekipit, Jens-Peter Evers, u citua nga gazeta “Jornal Economico” të thoshte se ndihma duhet të ofrohej për më gjatë.
Sipas shoqatës mjekësore të vendit, radhët me deri në 30 ambulanca janë formuar jashtë spitaleve ditët e fundit.
Mediet portugeze kanë raportuar se pacientët kanë kaluar netë të tëra në ambulanca.
Sipas medias, vështirë se ndonjë vend tjetër në botë ka raportuar më shumë infeksione dhe vdekje të reja në lidhje me madhësinë e popullsisë sesa Portugalia.