Kryeministri Edi Rama shmangu pyetjen e gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse ka mekanizma për ndaluar kandidimin e Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit.
Teksa gazetarja i përmendi deklaratën e djeshme të ambasadores amerikanë Yuri Kim për kandidatët me probleme me ligjin, kreu i qeverisë tha se mediat përdorin si karem ambasadoren për të bërë telenovela dhe për këtë arsye nuk ka një përgjigje.
Pra po të shihet me vëmendje videoja e përgjigjes së Ramës poshtë, ajo nuk ka pikë lidhje me thelnib e pyetjes së gazetares i cili qe: “a ka mekanizma ligjorë për ndaluar kandidimin e Tom Doshi”.
Për ti shpëtuar kësaj, kryeministri që nuk guxoi ta prekë asnjëherë me gojë emrin e Tom Doshit u përgjigj vetëm për Yuri Kim dhe spekuloi me shtrëmbërimet e gazetarëve që duan ta kthejnë në telenovele historinë mes tij dhe ambasadores.“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do ju jap asnjë përgjigje sepse keni spekuluar dhe abuzuar, jo ti personalisht, por mediat kanë spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjja ime lidhur me pyetjen që m’u bë, nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të kujtuar mua detyrën që kam unë para ligjit dhe përpara njerëzve se këtë e di vetë. S’ka nevojë që të ma përdorni ambasadoren si karem për të bërë telenovela. Nuk jap asnjë përgjigje sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane sepse është e pakuptimtë që krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, iu përgjigj Rama, Eksiona Shehut.
Një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim iu bëri thirrje partive politike në Shqipëri që në zgjedhjet e 25 prillit të mos kandidojnë emra që bien ndesh me dekriminalizimin.
Ambasadorja Kim e shoqëroi apelin e saj me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që në prill 2018 e shpalli Doshin, person të padëshiruar në SHBA duke i ndaluar hyrjen në territorin e saj.
VIDEO
https://lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/IMG_2900.mp4?_=2
LAPSI.al