Maqedoni, 9 të vdekur dhe 476 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.863 teste, ndërsa janë regjistruar 476 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 221, Prilep dhe Kavadar nga 31, Ohër – 24, Veles – 23, Kumanovë – 20, Tetovë – 12, Manastir – 11, Dellçevë – 9, Strumicë, Koçan, Gjevgjeli, Negotinë dhe Resnjë nga 8, Kriva Pallankë – 7, Gostivar dhe Kërçovë nga 6, Shtip, Strugë, Probishtip dhe Krushevë nga 5, Radovish, Berovë, Vinicë, Vallandovë, Demir Hisar dhe Kratovë nga 2, Makedonski Brod, Dibër dhe Dojran nga 1.

Sot janë regjistruar 407 pacientë të shëruar nga coronavirusi

Janë raportuar gjithsej 9 viktima. 4 pacientë nga Shkupi (53, 67, 68, 74), dhe nga një në Prilep (68), Veles (75), Ohër (72), Strumicë (81), Koçan (63). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 95.347.

Share This Article