Erdogan i reagon Kosovës vendosi të hapë ambasadën në Jerusalem: E tradhtuat Turqinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarizimi i njohjes reciproke Kosovë-Izrael dhe i vendimit të Kosovës për ta ndërtuar ambasadën e saj në Jerusalem, e ka bërë nervoz presidentin e Turqisë, Rexep Tayyip Erdogan.

Erdogan beson se me këtë veprim, Kosova e ka tradhtuar atë edhe botën myslimane, raporton gazeta suedeze, Dagens Nyheter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës kishte reaguar po ashtu ndaj zyrtarizimit të njohjes së ndërsjellë Kosovë-Izrael, duke e përshkruar këtë akt si zhgënjyes dhe duke i bërë thirrje Kosovës ta anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.

Share This Article