Luani i Gjakovës bëhet ‘legjendë’ në PE, Kosova vendos: Transferim nëpërmjet Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosova pas 5 ditësh mban zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, por qeverisë Hoti do t’i duhet ta çojë deri në fund zgjidhjen e fatit të luanit që mbahet në kushte të këqija në Gjakovë.

Kjo sidomos pasi për fatin e tij është interesuar posaçërisht, Raportuesja për Kosovës në PE, Viola con Cramon pas apelit të ëprsëritur të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve Four Paës.

Ndaj sot,  Ministri i Ambientit i Kosovës, Muharrem Nitaj e ka falenderuar zonjën von Cramon për interesimin për fatin e luanit që mbahet në kushte jo të mira në Gjilan dhe e ka njoftuar se ai do të transferohet në nëj shtet tjetër por nëpërmjet Shqipërisë, për disa arsye ligjore dhe konventash ndërkombëtare.

Shkresa e plotë e Ministrit Nitaj:

E mirëpres interesimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, lidhur me fatin e luanit “Gjoni”, që tash e një kohë mbahet në kushte joadekuate në Gjilan. 

E njoftoj opinion publik dhe znj. Von Craemon që Ministria që drejtoj i ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshem ligjorë për lirimin dhe transferimin e tij në një vend ku luani “Gjoni”, do të trajtohej në përputhje me normat e kërkuara.

Tashme kemi një vendim të Gjykatës për sekuestrimin dhetransferimin e tij në një vend tjetër, por fatkeqësisht Kosova nuk është nënshkruese e Konventës CITES  për qarkulli ndërkufitar të llojeve të kafshëve, ndaj kemi kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që të mundësojnë transferimin e luanit “Gjoni” përmes shtetit shqiptar, prej nga dhe është kontrabanduar në Kosovë.

Jam në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin shqiptar, Klosi, dhe me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe jemi në pritje të përfundimit  të dokumentacionit t nevojshëm nga shteti shqiptar që kjo çështje të mbyllet.

Shpreh keqardhjen që një problem kaq i lehtë ka kërkuar kaq shumë kohë për t’i gjetur zgjidhje, kjo edhe për shkak të pengesave që ka shteti i Kosovës në raport me konventat e caktuara.

Njëkohësisht shpreh mirënjohjen time për Fondacionin “Four Paws” që ka shprehur gatishmërinë që të merr përsipër organizimin e transportit të luanit “Gjoni”, nga Kosova në një vend të tretë, në këtë rast në Holandë. Sinqerisht,  Muharrem Nitaj, Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit.

© SYRI.net

Share This Article