Sfidonte policinë në TikTok për ta arrestuar, i kërkuari përfundon në pranga

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Merr fund arratia për Mirko Rosa, i njohur edhe si Mirko Ari, ish-sipërmarrësi me shumë dënime, i cili, përmes videove të postuara në TikTok, sfidonte forcat e rendit që ta arrestonin.

Karabinerët e komandës së Vareses e kanë arrestuar në Zvicër, ku strehohej për t’i shpëtuar dënimit me 6 vjet burg për shkelje të ndryshme.

Nuk më kapni dot’, shkruante në rrjetet sociale ish-pronari i një rrjeti dyqanesh për blerjen e arit midis Vareses e Milanos. Ishte pikërisht mania për famë dhe ekspozim mediatik ajo që e ‘tradhtoi’.

E kaluar e Rosas është plot festa faraonike me persona të famshëm dhe fushata publicitare të diskutueshme. Ai u arratis në Zvicër pas daljes së mandat arrestit nga Prokuroria e Busto Arsizios për një numër të grumbulluar dënimesh.

Duke mos i rezistuar dot tundimit për t’u tallur me karabinierët (kot harxhoni paratë, nuk do të më kapni kurrë), ish Mbreti i Arit kishte postuar në platformën kineze video në bordin e një varke duke himnizuar Shqipërinë dhe Kanunin.

Ndërkohë ushtarakët e repartit të Vareses e kishin në shënjestër. Mjaftoi vetëm pak për të gjurmuar pozicionin e Mirko Arit, i cili gjendej në Zvicër, pak kilometra larg Luganos.

Në bashkëpunim me Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe me Policinë Kantonale të Mendrisios, karabinierët e individualizuan dhe e ndaluan pak pas marrjes së mandat arrestit. Tashmë gjendet në burgun e Luganos, në pritje të ekstradimit në Itali, ku e presin 6 vjet pas hekurave

Share This Article