Rusia bashkon ushtrinë me Kinën dhe Iranin, stërvitje e përbashkët në Oqeanin Indian

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët detare me Iranin dhe Kinën në Oqeanin Indian në mes të këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Moskës në Teheran, Levan Dzhagaryan. Këto shtete zhvilluan një stërvitje të ngjashme edhe në dhjetor të vitit 2019.

Në vitin 2019, Irani, Kina dhe Rusia e zhvilluan stërvitjen në Oqeanin Indian dhe Gjirin e Omanit, ndërsa Moska e vlerësoi si tejet të suksesshme këtë ngjarje.

“Mesazhi i kësaj stërvitje është paqja, miqësia dhe siguria e qëndrueshme”, tha në atë kohë admirali i flotiljes iraniane Gholamreza Tahani.

Gazeta zyrtare e Forcave të Armatosura të Rusisë njoftoi se Moska ka dërguar tri anije nga flota e saj në Baltik.

Stërvitja e fundit e këtyre 3 shteteve vjen në një moment kur Pentagoni njoftoi tërheqjen e aeroplanmbajtëses USS Nimitz, e cila vepronte pranë brigjeve të Somalisë dhe ishte e vetmja që ndodhej në atë zonë.

Share This Article