Kolegji Winchester, një nga shkollat private më të vjetra dhe më prestigjioze të Britanisë, do të hapë dyert për vajzat, për herë të parë në historinë e tij 640-vjeçare. Nxënëset e para femra do të nisin mësimin në shtator të vitit 2022.
Drejtuesit e kolegjit thanë se lëvizja ishte pjesë e një vizioni të ri dhe programi të rëndësishëm për ndryshimi.
Kjo do të thotë se tani ka vetëm tri shkolla të mesme në Mbretërinë e Bashkuar, Eton, Harrow dhe Radley College, të cilat ende pranojnë në ambientet e saj vetëm djem, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndryshimin e politikave.
Një vit në kolegjin e themeluar në vitin 1382 në Hampshire kushton 41 709 paund në vit. Drejtuesit e saj thanë se shkolla kishte nxjerrë shumë udhëheqës dhe shpresonte të vazhdonte traditën dhe për shumë dekada të tjera.