ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe 2 hours ago
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse  2 hours ago
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?!  2 hours ago
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli 3 hours ago
Këta janë 7 EMRAT që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5” 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

albnews by albnews
25 October, 2025
in Albania
0
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Falsifikimi përbënte një prej aftësive kryesore të këtij grupit të Rrumit, të cilën duket se e kanë shtrirë edhe në drejtime të tjera.

Në dosjen hetimore zbulohet se Laho me të vëllanë falsifikonin dhe hidhnin në qarkullim shuma të mëdha parash të falsifikuara. Madje, bisedat mes tyre zbulojnë se ata mund t’i kenë futur edhe në sistemet bankare.

RelatedPosts

Rama: Diella do ketë 83 ‘fëmijë’, do shërbejnë si asistentë për çdo deputet të PS

Shorti i biletave për ndeshjen me Anglinë/ FSHF shpall fituesit, do të njoftohen me email 

Rama për Trumpin nga Berlini: E shpëtoi Zoti nga vdekja që të shpëtonte dhe Europën

Rrumi: Ço ndonjë te daja në rinas se i ka bërë ato lekët. I ka në shtëpi, t’i shohim njëherë si i ka bërë, se mi nisi me foto. Dhe tani i ka shkuar ai robi që i ka bërë, ëhstë te shtëpia aty. Do i fusim me ndonjë bankë aty, po mundëm…

Vullneti: “Po do 20 %, apo ke folur ti…Ke folur me ndonjë ti?

Rrumi: “Kam pyetur për praktikën si funksionon. Do gjejmë ndonjë drejtor…Ço ose Gonin ose Tosin te daja t’i marri t’i shihni.

Deri tani, treguam përvetësimet masive të pronave duke shfrytëzuar presionin dhe korruptimin e zyrtarëve.

Në dosjen e SPAK, transkriptet e SKY zbulojnë edhe luftën për territor në aksin Durrës-Shijak.

“Aty vërehet që dy grupe në një qytet kanë rivalitet të fortë dhe ajo që shqetëson është kërkesa për numër të lartë viktimash, vërtetë tronditëse dhe është e gjitha luftë për terren, dhe për terren ilegal si tjetërsimi i pronave. Një jetë e barabartë me një pronë që përkthehet në pushtet më pas”, thotë avokati Bledar Meminaj.

“Sigurisht këto grupe kanë qenë jo vetëm objekt i veprimtarisë sonë hetimore, por edhe i goditjes së grupeve kriminale, kemi arrestuar disa persona, një organizatë në zonë, kemi dhënë dënime dhe kanë qenë në vëmendje të Prokurorisë Krimeve të Rënda çdo veprimtari”, thotë ish-prokurori, Eugen Beçi.

Siç del në komunikime, Rrumi shpesh u dhuronte pronat e përvetësuara bashkëpunëtorëve të tij.

Ai kishte lidhur aleancë me Avdylajt e Shijakut që del qartë në komunikimet mes tij, Astrit Avdylit dhe nipit të tij Elidon alias Aldo Avdyli.

Në një komunikim mes Rrumit dhe Aldos, flitet për planet për të eliminuar Plarent Dervishin dhe Edmond Koçin alias Mond Çekiçi.

Rrumi: “Këta xhirojnë lojën e qytetit..

Aldo: “Po, je fiks fare vëlla, kjo është. S’ta fut njeri ty për terren, dhe për mend…

Rrumi: “Heqim Ceken, se Cekja është truri i tyre në terren. Se qytetin ata e kanë në kontroll…

Aldo: “O vlla, duhen 10 viktima brenda vitit…

Në bisedën mes tyre, bie në sy momenti kur Rrumi i premton Avdylit që të zgjedhë tokë sipas dëshirës pasi ai posedon prona të shumta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

Një grua vdiq pasi u shkel nga një tufë lopësh ndërsa shëtiste qenin e saj në Exmoor në Britani të Madhe

25 October, 2025
Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

Autoritetet britanike aksion për ilaçet ilegale, sekuestrohen medikamentet e rrezikshme për humbje peshe me vlerë marramendëse 

25 October, 2025
A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

A depërtoi “Rrumi” deri në sistemin bankar duke futur para’ të falsifikuara?! 

25 October, 2025
Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

Meghan Markle ka gati një “plan divorci” në rast se Princi Harry vendos të kthehet në Angli

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result