E pastrehë rrugëve të New York-ut, a është kjo ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e transmetuar në televizionin amerikan ABC ka tronditur rrjetin, duke shkaktuar shqetësim të gjerë në publik. Në pamjet, një grua që mendohet të jetë këngëtarja e njohur shqiptare Parashqevi Simaku shihet pranë një stacioni metroje në Nju Jork, duke pranuar ndihma.

https://www.facebook.com/albukofficial/videos/600751075795927

Videoja, tregon gruan e ulur me qese , ndërsa kalimtarë i afrohen për t’i ofruar ndihmë. Figura e saj, e cila ngjan shumë me këngëtaren që dikur pushtonte skenat shqiptare me zërin dhe interpretimet e saj, ka ngritur shumë pikëpyetje.

Gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu, e shpërndau videon në rrjetet e tij sociale, duke bërë një apel dhe informacione. “A di të më japë njeri më shumë info për këtë video?” shkroi ai, duke nënvizuar shqetësimin e tij për situatën e mundshme të artistes.

Parashqevi Simaku, e cila shënoi kulmin e karrierës së saj në vitet ’80, është një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët. Hitet e saj si “E dua vendin tim” dhe “Dua të jem e lirë” mbeten pjesë e kulturës muzikore shqiptare. Pas largimit nga Shqipëria në vitet ’90, ajo u zhduk nga vëmendja publike, duke zgjedhur një jetë private larg dritave të skenës.

Nëse pamjet janë të sakta, kjo ngjarje ngre pyetje serioze për mbështetjen ndaj figurave të shquara që kanë kontribuar në kulturën kombëtare.

@blendifevziubf

A di te me jape njeri me shume info per kete video?

♬ original sound – blendifevziu
Share This Article