• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
A do e ndryshojë ‘lojën’ dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?

A do e ndryshojë ‘lojën’ dërgesa e re e armëve prej qindra milionë dollarësh në Ukrainë?

by albnews
19 April, 2022
in Bota, Opinion
0
4
VIEWS

SHBA premtoi së fundmi 800 milionë dollarë më shumë armë për Ukrainën, ndërsa agresioni rus hyn në muajin e tretë dhe forcat ruse kërcënojnë të marrin qytetin jugor të Mariupolit dhe të godasin kryeqytetin Kiev me sulme raketash.

Ushtria e Ukrainës ka përdorur në mënyrë mbresëlënëse armët që anëtarët e NATO-s ofruan para fillimit të agresionit dhe gjatë disa javëve të fundit, duke përfshirë raketa-hedhës portativë dhe artileri.

Madje, pavarësisht armatimit superior të Rusisë, forcat e Ukrainës kanë qenë në gjendje të përfitojnë nga planifikimi i dobët dhe gabimet taktike të forcave ruse në shumë raste-për të mbajtur kontrollin e shumicës së zonave kryesore të popullsisë.

Megjithatë, qeveria ukrainase ka bërë thirrje për armë shtesë, veçanërisht aeroplanë luftarakë, për të vazhduar të mbajë larg forcat ruse, të cilat armë, NATO në tërësi deri më tani ka refuzuar t’i japë, kanë shkruar mediat e huaja.

Polonia i kishte ofruar aeroplanë luftarakë qeverisë ukrainase muajin e kaluar, por plani u anulua pasi SHBA-ja ndërhyri për ta ndaluar këtë.

Sidoqoftë, premtimi i ri i SHBA-së do të përfshijë disa avionë, megjithëse jo avionët luftarakë që Ukraina ka kërkuar për t’u ballafaquar me fuqinë ajrore ruse; në vend të kësaj, 11 helikopterë Mi-17 të prodhuar nga Rusia, të nisura për në Afganistan përpara largimit kaotik të verës së kaluar, janë dërguar në Ukrainë.

Ndërsa ata nuk janë aq të shkathët sa aeroplanët luftarakë, si MiG-29 ose F-16, disa variante të Mi-17 mund të pajisen me raketa antitank dhe armë të tjera për të sulmuar forcat tokësore dhe ajrore ruse.

Shtetet e Bashkuara tashmë i dhanë Ukrainës pesë helikopterë Mi-17 në fillim të këtij viti.

Sisteme të fuqishme armësh-që mund të gjuajnë predha në trajektore të gjata, duke përfshirë municione të drejtuara me precizion-po ashtu po shkojnë për në Ukrainë, së bashku me transportuesit e personelit-të blinduar,dhe automjete të tjera, qindra municione, drone Switchblade, miliona fishekë, si dhe një sërë sistemesh të tjera mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse janë caktuar gjithashtu për Ukrainën.

Pentagoni konfirmoi të dielën për Vox se dërgesat e armëve tashmë ishin ‘duke u përgatitur’, megjithëse një zëdhënës nuk dha detaje dhe nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me helikopterët në veçanti, duke përfshirë modelin specifik që SHBA do të dërgonte në Ukrainë.

Armët e reja ofrojnë avantazhe dhe sfida të reja

‘Ata po marrin një sasi të madhe të asaj që u nevojitet’, ka vlerësuar Rita Konaev, drejtoreshë e asociuar e analizave në Qendrën për Sigurinë dhe Teknologjinë në zhvillim të Universitetit Georgetown për Vox të dielën, pavarësisht lutjeve të vazhdueshme të Ukrainës për aeroplanë luftarakë për t’iu ‘kundërvënë’ forcës ajrore ruse.

‘Është e paprecedentë. Ne nuk kemi parë kaq shumë [armë] të këtij kalibri, kaq shpejt’.

Në veçanti, disa lloj armësh, kanë qenë në listën e dëshirave të armëve që forcat e armatosura ukrainase kanë nevojë dëshpërimisht për të shmangur forcat ruse teksa përqendrohen luftimet në juglindje, në zonën e Donbasit.

Ato pajisje përfaqësojnë një rritje të konsiderueshme të aftësisë ndërsa Ukraina përpiqet të largojë forcat ruse, mendon John Spencer, një ekspert i luftës urbane në Forumin e Politikave Madison.

‘Ju nevojiten këto armë më të mëdha, më të fuqishme… që të përputhen me atë që Rusia po sjell në një përpjekje për të marrë Ukrainën lindore’, tha ai.

Siç edhe është thënë, Rusia pritet të shtojë luftimet në Donbas në lindje në ditët dhe javët në vijim, duke e bërë shpërndarjen e shpejtë të armëve dhe pajisjeve të reja vendimtare.

Një fitore ruse duket e pashmangshme në Mariupol, të cilin forcat ruse e kanë bombarduar dhe ndërprerë qasjen në nevojat bazë dhe ndihmat humanitare për javë të tëra, dhe ata mund të përdorin të njëjtat taktika brutale për të pretenduar qytete të tjera të Ukrainës.

Me këtë ndryshim në mendje, zëdhënësi John Kirby u tha gazetarëve të mërkurën se Pentagoni po dërgonte paketën e re të armëve sa më shpejt që të ishte e mundur.

Dhe për shkak se disa nga sistemet e armëve,janë të reja për trupat ukrainase, do të ketë një ‘sesion mësimi’ në mes të një konflikti shumë aktiv.

Megjithatë, Kirby u tha gazetarëve të enjten se ai nuk mendon se trajnimi i trupave ukrainase mbi armët e reja do të jetë shumë i lehtë; në fakt, disa trupa ukrainase tashmë janë trajnuar për të përdorur Switchblades, sipas New York Times.

Por angazhimi i ri i administratës së Joe Biden, si në armë ashtu edhe në dërgimin dhe trajnimin në kohë, ka shkaktuar një ‘qortim’ nga Rusia, siç raportoi të enjten Karen DeYoung e Washington Post.

‘Ne u bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj që të ndalojnë militarizimin e papërgjegjshëm të Ukrainës, i cili nënkupton pasoja të paparashikueshme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare’, paralajmëroi një notë zyrtare diplomatike e dërguar nga ambasada ruse për Departamentin e Shtetit të SHBA.

A mund të bëjnë ndryshim armët e reja?

Një kthesë më pozitive në shënim vjen nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili i tha Washington Post se paralajmërimi i Rusisë është një tregues se dërgesat e armëve të SHBA-së dhe NATO-s në Ukrainë po funksionojnë siç synohet.

‘Ajo që rusët po na thonë privatisht është pikërisht ajo që ne i kemi thënë botës publikisht,se sasia masive e ndihmës që ne u kemi ofruar partnerëve tanë ukrainas po rezulton jashtëzakonisht efektive’, citohet të ketë thënë zyrtari.

Ndërkohë që armët e SHBA-së dhe NATO-s kanë luajtur sigurisht një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e Ukrainës,dhe këto armë të reja ka të ngjarë të rezultojnë efektive në këtë fazë të re të konfliktit,ka faktorë ndërlikues që duhen marrë parasysh.

Pavarësisht humbjeve të mëdha, Rusia teorikisht mund të vazhdojë të rimbushë trupat e saj në Ukrainë, nëse vendos ta bëjë këtë.

‘Ne nuk e dimë se si duket ‘banka rezervë’ e Ukrainës; ata nuk kanë aftësinë për të rimbushur forcat’, tha Konaev për Vox.

Mbajtja e trupave ukrainase të gjalla dhe të afta për të luftuar do të jetë një pjesë kritike e ndihmës së vazhdueshme.

Por pyetjet më të mëdha,se cilat janë rezultatet e dëshiruara dhe reale të këtij konflikti dhe si duhet të duket një partneritet strategjik afatgjatë për të mbështetur Ukrainën në këtë luftë,janë ende pa përgjigje.

Përveç një triumfi të demokracisë mbi autoritarizmin, qëllimet strategjike specifike dhe të matshme të mbështetjes së SHBA-së nuk janë artikuluar qartë.

Me fjalë të tjera, tha Konaev, nuk e dimë nëse qëllimi është që Ukraina, ‘të fitojë? Kur? Si? Dhe me çfarë kostoje?’.

Sidoqoftë, dërgimi i armëve është thelbësor për Ukrainën që të mbrohet kundër një pushtimi të padrejtë dhe shkatërrues rus; kjo është e padiskutueshme.

Por ajo i shërben vetëm një nevoje të menjëhershme dhe është e ngushtë në shtrirje; Mbështetja mbrojtëse nuk adreson shkatërrimin e madh humanitar që Rusia po shkakton në qendrat e popullsisë si pjesë e strategjisë së saj ushtarake.

Andaj në afat të menjëhershëm dhe afatgjatë, armët nuk janë nevoja e vetme kritike; ushqimi, strehimi, mjekimi dhe kujdesi mjekësor janë ndoshta po aq të rëndësishme për popullatën ukrainase dhe do të vazhdojnë të jenë për një kohë të gjatë pas ndalimit të luftimeve. /Telegrafi/

Previous Post

SkyNews: Çfarë pritet nga ofensiva e re e Rusisë në Ukrainë?

Next Post

Pakistan shume afer Luftes Civile, mbas rrezimit te Imran Khan. Qindrra Mijera u mblodhen nen mbeshtetjen e tij ne Pakistan.

albnews

albnews

Related Posts

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re
Bota

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025
Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet
Bota

Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet

6 July, 2025
Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!
Opinion

Serbë, mos i përsëritni gabimet e vjetra!

6 July, 2025
Next Post
Pakistan shume afer Luftes Civile, mbas rrezimit te Imran Khan. Qindrra Mijera u mblodhen nen mbeshtetjen e tij ne Pakistan.

Pakistan shume afer Luftes Civile, mbas rrezimit te Imran Khan. Qindrra Mijera u mblodhen nen mbeshtetjen e tij ne Pakistan.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

5 July, 2025
Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

Alarm i rremë zjarri në avionin e Ryanair, 18 të plagosur pas hedhjes nga daljet e emergjencës

5 July, 2025
Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

Dua Lipa publikon një mini-dokumentar për koncertet madhështore në Wembley

5 July, 2025
Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

Gjermania planifikon përforcim të madh ushtarak – do të blejë armatim në vlerë të 25 miliardë eurove

5 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1861 shares
    Share 744 Tweet 465
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM