A do fundoset dhe kapiteni? Erion Veliaj thirret në SPAK

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më në fund duket se SPAK ‘u zgjua’ dhe ka thirrur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për ta marrë në pyetje për inceneratori dhe dosja ‘5D’ ku u arrestuan ekuipazhi kryesor i anijes së drejtuar nga ‘Lali’ duket se po fundos dhe kapitenin, i cili është ndër njerëzit më të denoncuar në SPAK. Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet për dosjen ‘5D’ dhe aferën e inceneratorit të Tiranës.

Nga burimet zyrtare, ka konfirmuar se Erion Veliaj është thirrur javën e shkuar për t’u paraqitur në SPAK, por arsyet shëndetësore, plasja e tëmthit pas arrestimit të drejtorëve, ka bërë që Veliajt t’i shtyhen paraqitjet. Një fletë e dytë thirrjeje ka shkuar te kryebashkiaku ditën e djeshme, duke caktuar javën e ardhshme si afat për të paraqitur dhe për t’u pyetur nga SPAK-u.

Po të njejtat burime bëjnë me dije se Veliaj thirret jo vetëm për faktin se ai ka qenë një person në dijeni të gjithçkaje ka ndodhur, por dyshohet edhe për veprën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Kujtojmë se këtë të premte u zhvillua një protestë para Bashkisë Tiranë, ku aktivistë të AMT dhe opozita i kërkuan Veliajt të japë llogari për aferat dhe teatrin kombëtar. Protesta u ‘frymëzua’ nga arrestimet për dosjen 5D. Këtë aferë e kishte denoncuar Belind Këlliçi më herët, dhe ishte po ai i cili njoftoi arrestimet e drejtorëve.

Veliaj ka deklaruar si kanë ngrënë dardha pas shpine.

Kujtojmë se ‘Lali Eri’ është akuzuar shpeshherë nga opozita, por jo vetëm për lidhje me krimin. Kujtojmë rastin e tenderit për pastrimin, që dyshohej se do ia jepte Ndraghetas.

Afera 5D është ndër më të mëdhajat të bashkisë Tiranë, në një artikull të mëparshëm u zbulua se si u dhanë 83.9 mln për drejtorin e Veliajt dhe vëllain e Agron Malajt.

Share This Article