A do futet Bjellorusia në luftë? Lukashenko nxjerr mjetet e blinduara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është rritur më tej frika për një përfshirje të mundshme të Bjellorusisë në luftën e Ukrainës, pasi mjete ushtarake me simbole luftë janë parë të parakalojnë në kryeqytetin bjellorus.

Televizionet shtetërore kanë publikuar pamjet e mjeteve të blinduara, të pikturuara me një drejtkëndësh të kuq, simbole që përdoren shpesh për të njohur njëri-tjetrin gjatë luftimeve.

Të njëjtën gjë bëri dhe ushtria ruse pak ditë para nisjes së ofensivës në Ukrainë, kur Putin urdhëroi vendosjen e një “Z” të zezë në tanket dhe mjetet e tjera luftarake.

Presidenti Lukashenko deri në këto momente e ka shmangur përfshirjen e ushtrisë së tij në luftimet e Ukrainës, por ka lejuar që nga territori i këtij vendi të nisë ofensiva e Rusisë.

Megjithatë, presioni ndaj Bjellorusisë është rritur ndjeshëm në muajt e fundit nga Kremlini, por Lukashenko heziton pasi një hap i tillë do ta shkatërronte ushtrinë e tij menjëherë.

Share This Article