A do sulmojë Putin Moldavinë? Eksperti zbulon skenarin e presidentit rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperti Andi Hoxhaj teksa foli në lidhje me luftën në Ukrainë, tregoi dhe strategjinë e presidentit rus Vladimir Putin.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në Euronews Albania ai theksoi se problemi që ka Rusia është fuqia ekonomike të cilën nuk e ka.

Për këtë arsye Rusia sipas Hoxhajt po përpiqet që të ndajë popuj dhe kryesisht të bëjë një luftë politike dhe kulturore brenda tyre.

“Putin strategjinë që ka e ka me fushën influente. Vendet që kanë qenë fusha influente të BE i shikon  që janë të Rusisë dhe nuk kërkon që të ndërhyjë në asnjë fuqi tjetër. Problemi që ka Rusia është se nuk është një fuqi ekonomike që mund t’i mbështesë këto ekonomikisht dhe kryesisht është munduar që t’i ndajë këto popuj dhe kryesisht të bëjë një luftë politike dhe kulturore brenda tyre. Moldavia duket se është më afër BE dhe ka pasur një investim goxha të madh që ata t’i orientohen politikës së tyre. Mirëpo është e vështirë ndonjëherë sepse populli është lodhur. BE dhe SHBA e kanë vënë re se vonesa mund të çojë një konflikt.”- theksoi ai.

Share This Article