Forma e Milot Rashicës te Werder Bremeni gjithnjë është duke u përmirësuar.
Bild sot ka shkruar një artikull për Milot Rashicën, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut shënoi dy gola për t’ia dhënë pikët e plota ekipit të tij, transmeton Koha.net.
Me ato dy gola Rashica shkoi në kuotën e shtatë golave në nëntë ndeshjet e fundit, derisa kujtojmë se kishte pësuar edhe një lëndim këtë sezon që e ka lënë jashtë fushës për disa ndeshje.
Bild shkruan se Rashica mund të bëhet futbollisti më i shtrenjtë te Werderi nëse ai do të shitet.
Sipas këtyre raportimeve nga shitja e Rashicës, Werderi do të arkëtonte rreth 50 milionë euro, që do ta bënte atë lojtarin më të shtrenjtë në histori të klubit gjerman.
Rekordin aktual e mban braziliani Diego, i cili më 2009 ishte transferuar te Juventusi për 27 milionë euro.