Më shumë mbi planin e qeverisë për të karantinuar udhëtarët që vijnë në MB nga jashtë, Martin Brown i Express pyeti në konferencën për shtyp nëse qeveria planifikon të shkojë përpara me masën në mënyrë që të ndihmojë ekonominë.
“Shëndeti i kombit nuk është i ndryshëm nga sigurimi që të kujdesemi për shëndetin e ekonomisë,” u përgjigj Alok Sharma.
Ai tha se e pranon që masat karantinuese do të vendosin kufizime për njerëzit që duan të udhëtojnë.
Ai tha se qeveria do të përcaktojë “së shpejti” përjashtimet nga kufizimet dhe në mënyrë specifike përmendi ata që punojnë në industrinë e mallrave./BBC