‘A e dini pse i humbëm tre Community Shield radhazi?’ – Guardiola ngacmon rivalët pas humbjes nga Arsenali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arsenali u dha fund humbjeve të vazhdueshme nga Manchester City në të gjitha garat duke arritur të fitojë me penallti në sfidën për FA Community Shield.

Mikel Arteta e kishte mposhtur vetëm një herë ish-mentorin e tij, ndërsa në edicionin e kaluar mbeti prapa në garën për titullin e Ligës Premier, edhe pse Topçinjtë e kishin udhëhequr garën për pjesën më të madhe të sezonit.

City e fitoi edhe Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve për ta kompletuar tripletën historike, mirëpo kjo ishte hera e tretë radhazi që humbte Community Shield.

Ky trofe ishte një mundësi e madhe për Arsenalit që të dëshmonte se mund të jetë konkurrent i fortë i kampionit në sezonin 2023/2024.

Sidoqoftë, në konferencën për shtyp, Guardiola i ka ngacmuar rivalët duke thënë: “I humbëm tre (Community Shields) radhazi! A e dini pse? I fituam tre Liga Premier!”.

Share This Article