E keni pyetur ndonjëherë veten pse departamenti i zjarrfikësve afrohet dhe derdh ujë mbi disa avionë pasi ata ulen? Nëse jo, nuk jeni vetëm. Pakkush mund të ketë pyetur veten për këtë fenomen të çuditshëm, megjithatë, shumica prej nesh kanë parë video të ngjashme në internet pa e ditur arsyen pse ndodh ky veprim
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit e kryen këtë “ritual” të veçantë si një traditë për avionët e sapombërritur , dhe ka ofruar një shpjegim të gjerë se pse në faqen e tij të internetit.
Në faqen e tij të internetit, aeroporti thotë :
“Spërkatjet e ujit janë përshëndetje në raste të veçanta. Për shembull, mund të ndodhë për fluturimin inaugurues të një kompanie të re ajrore ose ardhjen e një lloji të ri avioni deri në kthimin e një ekipi olimpik në vendin e tij.”