Dashuria e parë nuk harrohet kurrë? Në të vërtetë, dashuria e parë është një përvojë unike, aq e fuqishme sa mbetet e skalitur në kujtesën tonë për jetë. Kjo është demonstruar ndër vite nga studime të ndryshme që kanë matur efektet dashurisë në tru.
Një studim i botuar në Journal of Comparative Neurology , përdori një rezonancë magnetike për të zbuluar tek të dashuruarit lëshimin e dozave të mëdha të dopaminës dhe oksitocinës (të quajtur edhe “hormoni i dashurisë”) , substanca përgjegjëse për ngarkesën e fortë të energjisë dhe dashurisë.
Por kulme shumë të ngjashme hormonale ndodhin edhe kur historia e dashurisë përfundon, duke u ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në kujtesë.
Sipas një studimi të vitit 2017 në Journal of Positive Psychology u tha se duhen mesatarisht tre muaj për t’u rikuperuar nga thyerja e zemrës por shumë më gjatë për ta harruar atë.
Por kur bëhet fjalë për dashurinë e parë, ajo bëhet e paharrueshme sepse është e lidhur ngushtë me nostalgjinë për adoleshencën, periudhë në të cilën shumica e njerëzve përjetojnë historinë e tyre të parë të dashurisë.