A është i dashuri i Jorit i duhuri për të? Ja si përgjigjet nëna e modeles

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jori Delli dhe Fred De Palma janë një ndër çiftet më të komentuar të momentit. Dyshja po shijojnë prej muajsh tashmë romancën e tyre, ndërsa momentet më të ëmbla i shohim në postimet në rrjete sociale. Modelja shqiptare madje e ka prezantuar reperin me vendlindjen e saj.

Fred De Palma qëndroi pak ditë në bregdetin tonë të bukur për pushime me Jorin madje pak ditë më vonë ata u panë duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit më të dashuruar se kurrë.

Në turin e tyre të dashurisë, destinacioni i radhës ishte Amsterdami dhe Milano ku gjithashtu dyshja ndan momentet më të bukura të tyre me ndjekësit.

Por duket se gjërat së fundmi janë bërë serioze. Prej ditësh aludohet se modelja dhe reperi italian janë fejuar, ndërsa dyshimet u shtuan me një veprim të fundit të Jorit. Ajo ka shpërndarë në Instastory disa foto të saj me të ëmën në shoqëri të reperit i cili po kalonte pak kohë në kuzhinë me ‘vjehrrën’ e tij.

Jori madje ka pyetur të ëmën nëse është e gëzuar për djalin që ajo ka në krahë dhe ajo i është përgjigjur me plotë bindje: Po Jori.

https://streamable.com/e/o1rb4w

Share This Article